Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) i është kthyer në rivlerësim gjysma e aktivitetit të prokurimit për transportin e punëtorëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka vlerësuar se për pjesën e parë të këtij tenderi (Loti 1) nuk janë vërtetuar shkelje ligjore, ndërkohë që për pjesën e dytë të këtij tenderi (Loti 2) jo gjithçka ka qenë në përputhje ligjore.
Bazuar në vendimin e këtij organi shihet se është aprovuar pjesërisht si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “NTSH Vëllezërit Thaçi” dhe OE “NTP Dita” lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Transporti i punëtorëve të KEK-ut”, me numër të prokurimit 18-397-2-1-1, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues-Korporata Energjetike e Kosovës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
OSHP-ja gjen për herë të dytë shkelje në tenderin 2-milionësh të Komunës së Prishtinës
-
Tenderi 22-milionësh i restaurimit të Bibliotekës anulohet për së dyti
-
QKUK-ja sërish pa kontratë të rregullt për sigurimin fizik
-
Auditori ia numëron KEK-ut kontratat njëburimore
-
Tenderi 21-milionësh për restaurimin e Bibliotekës, në rivlerësim