Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të shtunën u lokalizuan 55 vatra zjarri, mbesin edhe dy

Vatra zjarri

Foto: Ilustrim

Zjarrfikësit në Kosovë kanë arritur që gjatë të shtunës të lokalizojnë zjarrin në 55 nga 57 vatrat e regjistruara gjatë ditës, ka bërë të ditur Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

Nuk janë dhënë detaje për dy vatrat që vazhdojnë të jenë aktive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se vatra më e rrezikshme dhe ajo me përmasa më të mëdha ka qenë në lagjen “Pajtimi” në Shtime. Aty disa qytetarë janë detyruar të marrin trajtim mjekësor si pasojë e ekspozimit ndaj tymit.

Agjencia ka apeluar që qytetarët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe që të raportojnë te numrat emergjentë, 112, 193 dhe 192 kurdo që shohin zjarre.