Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të shtunën do të rivarrosen mbetjet e shtatë viktimave të masakrës së Krushës së Vogël

Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës nga masakra e Krushës së Vogël në Prizren do të rivarrosen të shtunën, më 26 mars, në përvjetorin e kësaj masakre, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës pas kërkesë së familjarëve të viktimave.

Ceremonia e varrimit të shtatë viktimave do të nisë në orën 12:00. Viktimat janë:

  • Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999
  • Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999
  • Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999
  • Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999
  • Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999
  • Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999

Procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur janë kryer të premten në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas njoftimit, familjarët e personave të identifikuar janë takuar me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Aty Qeveria ka thënë se ka theksuar angazhimin e institucioneve në zbardhjen e së vërtetës dhe evidentimit institucional të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.