Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në Krushë të Vogël, sot u rivarros Ajvaz Shehu, i cili më 1999 ishte gati 16 vjeç. Që nga ajo kohë deri para tetë vjetësh familjarët nuk kanë ditur asgjë për fatin e tij.
Para tetë vjete, eshtrat e tij u gjetën në Shirokë, porse nëna nuk kishte pranuar të varroset, duke refuzuar se i përkasin trupit të djalit të saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot, në këtë përvjetor, vëllai i Avjazit, Qazim Shehu vendosi ta rivarrosë vëllain e tij të ndjerë.
Shehu tha se historia e familjes së tij por edhe fshatit është një rrëfim i tmerrshëm e një dhimbje e papërshkrueshme.
"Historia e këtij fshati nuk është veç histori, është nji rrëfim i tmerrshëm, një dhimbje që s'mund ta përshkruajë njeri që e pa ato çka ka ndodhur. Jo vetëm tek familjarët e mi, po aty kanë qenë prezent 109 persona”, tha ai për KosovaPress.
Shehu tha se ende nuk dihet asgjë për fatin e dy anëtarëve të tjerë të familjes, përkatësisht vëllait të madh dhe të dytë, duke theksuar se mungesa e informacionit për ta mbetet plagë e hapur.
“Në mesin e këtyre kanë qenë 9 anëtarë të mi, që janë shtëpisë time baba, 4 vëllezër edhe 4 djemtë e vëllezërve. Në mesin e tyre është edhe Ajvazi. Ky është para 8 viteve i identifikuar. Po, nëna e tij si çdo nënë nuk dëshironte ta pranonte që ai nuk ekziston. Edhe aty është problemi që unë, nëna para 6 viteve ka ndërru jetë, unë vendosa mbasi që 6 të tjerë i kam të varrosur, edhe këtë ta varros. Mu më mungojnë edhe dy vetë. Vëllai i madh edhe vëllai i dytë”, tha ai.
Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.
27 vjet më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi u dogjën.
Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të rënda e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.