Për tri kërkesa do të protestojnë sindikatat e punëtorëve të premten në Kosovë. Siç ka bërë të ditur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të premten protesta do të nisë nga ora 12:00 nga Biblioteka deri para ndërtesës së Qeverisë.
Në komunikatë janë përsëritur tri kërkesat e këtyre sindikatave.
Kërkesa e parë është miratimi i Ligjit të Pagave sa më shpejt. Deri në atë kohë të niset me shtesa 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës.
Kërkesa e dytë është fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor.
Ndërkaq e treta është për ndryshimin e Ligjit për Skema Pensionale, sidomos pika që thirret në Ligjin e Sigurisë Pensionale të 1983-s, e cila kërkon 15 vjet kontribut në skemat pensionale para datës 1 janar 1999.
-
BSPK-ja proteston sot, kërkon 100 euro shtesë për çdo të punësuar
-
BSPK-ja kërkon nga 100 euro shtesë në muaj për punëtorët e sektorit publik
-
Sindikalistët e shëndetësisë të premten protestojnë para MSH-së
-
Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave
-
Rritja e pagave dhe e pensioneve, kërkesë kryesore në tri protesta për 1 Maj