Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikalistët e shëndetësisë të premten protestojnë para MSH-së

Foto: Koha / ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbahet protestë para Ministrisë së Shëndetësisë dhe po ashtu para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës.

Protesta do të mbahet nga ora 11:00 deri në orën 11:30. Ndërsa para Qeverisë, Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës do të mbahet në ora 13:00 deri 13:30.

FSSHK po kërkon nga MSH-ja që të vazhdohet dialogu social, të nxjerrët udhëzim administrativ për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë FSSHK-ja ka thënë se kërkesat ndaj Qeverisë së Kosovës janë të miratohet Ligji mbi Pagat dhe po ashtu të aplikohen shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

“Pjesëmarrës në protestë do të jenë vetëm anëtarët e Kryesisë së FSSHK-së për shkak të situatës së krijuar me Pandeminë COVID-19. Njëkohësisht ju njoftojmë që protesta jonë e ka përkrahjen nga gjitha odat e profesionistëve shëndetësor dhe shoqatat sindikale”, thuhet nga FSSHK-ja.