Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë më 14 nëntor para Ministrisë së Shëndetësisë, duke u ankuar se rritja e koeficientit prej 0.5 është rritje e vogël.
Nëpërmjet një komunikate elektronike, Federata ka bërë me dije se është e pakënaqur edhe me mosnënshkrimin e kontratës kolektive sektoriale.

“FSSHK-ja ka thënë se këto veprime e pengojnë përmirësimin e kushteve të punës. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur të organizojë një Protestë më 14 Nëntor 2024, në ora 11:00,para Ministrisë së Shëndetësisë. Vendimi për protestë u mor në mbledhjen e rregullt të Kryesisë më 31.10.2024,ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë. Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale”, thuhet në njoftimin e Federatës.
Qeveria ka propozuar ditë më parë që të rrisë njësinë e koeficientit, ku 0.5 do të rritet në janar të 2025-s e 0.5 në korrik. Kjo nënkupton rritje bruto 55 euro në janar dhe edhe 55 euro tjera në korrik.
-
“Ndërtoni dialogun social”, punëtorët shëndetësorë protestojnë para Ministrisë
-
Nga sot paga minimale 500 euro bruto, paralajmërohet mbikëqyrje
-
“Jemi lodhë, Parlament, Qeveri, të kujt jeni?”: Protestojnë punëtorët e sektorit privat
-
SBASHK-u kërkon rritje pagash
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 12 dhjetor, kërkojnë rritjen e pagës dhe pagën e 13-të