Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mos na shkelni, mjaft pritëm”, “Për pesë vite në punë vdiqën 97 punëtorë”, “Jemi lodh, parlament-qeveri të kujt jeni?”, kanë qenë disa nga pankartat që kanë bartur protestuesit.
Protesta me një numër simbolik të punëtorëve ka vazhduar deri në sheshin “Skënderbeu”.
Kryetar i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se punëtorëve të sektorit privat po u bëhet e padrejtë sa i përket pagës së 13-të.
“Sektori publik mori pagën e 13-të u gëzuam shumë sepse menduam që edhe ne do t’i marrim. Është një padrejtësi të cilën vetëm punëtorët e sektorit privat të Kosovës mund ta mbajnë mbi barrën e vet”, është shprehur Azemi.
Ai ka shtuar se sa herë ka zgjedhje parlamentare në vend lëviz diçka. Sipas tij edhe paga minimale është rritur vetëm si veprim elektoral.
“Ne kemi dalë sot këtu për ta rrumbullakësuar një vit se deri ku kemi shkuar, po kemi lëvizur sepse kemi pasur një pagë minimale 260 euro dhe tani e kemi 425 euro paramendojeni këtë, nuk e bëri vullneti i Qeverisë së Kosovës dhe i parlamentit të Kosovës, këtë e bën zgjedhjet të cilat sa herë që kemi zgjedhje tek ne lëviz diçka. Është e tmerrshme, është e rëndë që të dalësh para opinionit dhe tu thuash unë po luftoj për të drejtat e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës”, ka theksuar Azemi.