Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka paralajmëruar për 8 prill protestë në Prishtinë, e kërkesë e parë do të jetë që të gjithë të punësuarve në sektorin publik, përfshirë edhe ata në ndërmarrje publike, t’u ndahen nga 100 euro shtesë çdo muaj, deri në miratimin e Ligjit për paga.
Sipas njoftimit të BSPK-së, ky është vendim i Kryesisë i marrë të martën.
“Të gjenden fondet e duhura dhe mënyra e duhur për fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet
Shëndetësore. Të iniciohet amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti”, janë dy kërkesat tjera që do të shpalosën në protestën e 8 prillit.
BSPK-ja po ashtu ka ftuar Qeverinë që do të merret seriozisht me “kërkesat e arsyeshme të punëtorëve”.
-
BSPK-ja proteston sot, kërkon 100 euro shtesë për çdo të punësuar
-
Greva në sektorin publik, mblidhet Këshilli Ekonomik Social
-
BSPK-ja pritet të mblidhet pas shtesës prej 50 eurosh për punonjësit publikë
-
Më 12 maj grevë në gjithë sektorin publik, më 20 maj protestë
-
BSPK-ja kërkon 100 euro shtesë për punëtorët, deri në miratimin e Ligjit për paga