Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) do të protestojë të shtunën për të kërkuar shtesat prej 100 euro për çdo të punësuar deri në miratimin e Ligjit për pagat, zbatimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore si dhe ndryshim e Ligjit për Skemat Sociale.
Protesta pritet të fillojë në ora 11:30 e që nisja do të jetë nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli i cili edhe paralajmëroi protestën e sotme, ka thënë se kërkesa prej 100 eurove vjen për shkak rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencialë.
Ai tregoi se kanë pasur takime edhe me përfaqësuese të Qeverisë por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për kërkesat./kp
-
BSPK-ja kërkon nga 100 euro shtesë në muaj për punëtorët e sektorit publik
-
Greva në sektorin publik, mblidhet Këshilli Ekonomik Social
-
BSPK-ja shpall grevë të përgjithshme nga 25 gushti
-
Më 12 maj grevë në gjithë sektorin publik, më 20 maj protestë
-
BSPK-ja kërkon 100 euro shtesë për punëtorët, deri në miratimin e Ligjit për paga