Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të gjitha akset kryesore në Shqipëri të qarkullueshme

Tiranë, 29 janar - Nisur nga situata e motit të paraqitur gjatë 24 orët e fundit ku reshjet e dëborës janë ndërprerë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar informacionet më të fundit lidhur me situatën në akset kryesore në vend.

Sipas njoftimit të ARRSH, situata e motit është përmirësuar dhe akset kryesore në të gjithë vendin janë të kalueshme dhe qarkullimi bëhet normalisht , pasi nuk ka rrugë të bllokuara.

Gjithashtu ARRSH bën me dije se kontraktorët vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe monitorimin e tyre, ndërkohë është bërë pastrimi i akseve nga materialet që bien në rrugë nga skarpatat.

ARRSH shton se sa i përket zonave malore në Rajonin Jugor, qarkullimi rekomandohet të bëhet pjesërisht me zinxhir vetëm në: K/Boboshtice – Dardhe, në 5 km e fundit.

Sa i përket rajonit Verior, ARRSH përmend si akse që duhen të qarkullohet me zinxhir Ura e Cerenecit-Steblevë, 15 km e fundit te aksit dhe kryqëzimin Domaj-Draj Reç.

Artikuj të ngjashëm