Era e forte edhe ne forme cikloni, reshjet e bores dhe temperaturat nen 0 kane krijuar probleme ne disa akse rrugore gjate natës. Në një njoftim për median, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije gjendjen e akseve kryesore në vend.
Ne rajonin verior, gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë. Ne segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.
Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e rajonit verior.
Në të gjitha akset e rajonit qendror qarkullimi kryhet normalisht.
Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.
Në akset rrugore të rajonit jugor qarkullimi kryhet normalisht.
Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.
Edhe
Reshje bore në veri të Shqipërisë, akset rrugore të kalueshme
Është punuar me kriposjen e akseve.
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.
Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.