Të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe autoudhët janë të qarkullueshme, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.
Sipas njoftimit, edhe pse ka pasur reshje të vazhdueshme të borës në 24 orët e fundit, kompanitë e mirëmbajtjes thuhet se kanë qenë aktive në pastrimin e rrugëve.
“Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica herë pas here. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e MI-së.
Artikuj të ngjashëm