Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar për gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.
Sipas njoftimit, të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe auto-udhët, janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme për qarkullim rrugor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMI-ja njofton se në disa segmente, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë, ka ardhur deri te pengesat e përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur për qarkullimin e automjeteve.
“Ekipet tona janë në kujdestari 24-orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme”, thuhet në njoftim.