Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MI: Gjitha rrugët janë të qarkullueshme

Ministria e Infrastrukturës ka thënë se gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete, pas reshjeve të borës.

“Sipas informacioneve nga terreni nga menaxheret e mirëmbajtjes së rrugëve, gjendja e rrugëve në vendin tonë është e mirë, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacionin e automjeteve. Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së, kanë intervenuar me pastrim të borës dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese për shkak të sigurisë në komunikacion gjatë tërë kohës. Edhe në viset malore ku ka pasur reshje më të mëdha të borës rrugët janë të kalueshme. Kompanitë gjatë tërë kohës do të punojnë në pastrimin e rrugëve për qarkullim sa më të sigurtë të automjeteve”, thuhet nga MI-ja.

MI-ja u ka bërë thirrje shoferëve të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.