Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se autostradat, rrugët nacionale e regjionale janë të kalueshme për qarkullim.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ministria shkruan se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje, kanë intervenuar në orët e hershme të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje kanë intervenuar në orët e hershme të mëngjesit me pastrim dhe hedhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve”, thuhet në njoftim.

Në disa komuna të Kosovës gjatë dy ditëve të fundit ka pasur reshje të borës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se mot i ngjashëm pritet të vijojë deri në fund të javës.