Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen të hënën në Shkup për të diskutuar mbi hapat për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.
Ky takim do të mbahet në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, e sipas agjendës, fjalët hyrëse të liderëve do të nisin në orën 09:00, e takimi i liderëve do të nisë në 09:50.
Ndërsa, në orën 12:15 është paraparë një konferencë e përbashkët për media.
Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Albin Kurti, e prezentë do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Artikuj të ngjashëm
-
Analistët presin rritje të presionit ndaj Kosovës dhe Serbisë për rikthim në dialog
-
Kurti, Rama e Vuçiqi të hënën në Shkup
-
Në Tiranë mbahet Samiti për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian
-
Samiti i BE-së në Shkup bën bashkë Kurtin e Vuçiqin
-
Kurti në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes