Arbëri

Kurti në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, që do të nisë sot në Shkup.

Lajmi është konfirmuar për KOHËN nga Zyra e Kryeministrit.

Kurti do të marrë pjesë në darkën e liderëve sonte, ndërsa nesër do të jetë pjesë e panelit të parë që zhvillohet në kuadër të diskutimeve.

Takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të jenë për Planin e Rritjes.

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.

Në këtë Samit do të marrë pjesë edhe Marta Kos, komisionere për Zgjerim e Bashkimit Evropian, ku do të takohet me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti i BE-së në Shkup bën bashkë Kurtin e Vuçiqin

1 o. më parë / 30 qer 2025 18:28
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të marrë pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet të martën (1 korrik) në Shkup.

Kos do të takohet me liderët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut. Malit të Zi dhe Serbisë, për të përshpejtuar zbatimin e Planetit të Rritjes.

Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar për KOHËN se në këtë Samit do të marrë pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

BE-ja ka njoftuar se Samiti do të jetë mundësi për të diskutuar fusha të reja bashkëpunimi në mbrojtjen e konsumatorit, turizmit.

“Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon të nxisë ekonominë e rajonit dhe të ndihmojë vendet e tij të bashkohen me BE-në. Ai siguron 6 miliardë euro fonde për reforma dhe investime në fusha si energjia, transporti dhe transformimi digjital, me qëllim rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e BE-së.