Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Samiti i BE-së në Shkup bën bashkë Kurtin e Vuçiqin

Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të marrë pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet të martën (1 korrik) në Shkup.

Kos do të takohet me liderët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut. Malit të Zi dhe Serbisë, për të përshpejtuar zbatimin e Planit të Rritjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar për KOHËN se në këtë Samit do të marrë pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

BE-ja ka njoftuar se Samiti do të jetë mundësi për të diskutuar fusha të reja bashkëpunimi në mbrojtjen e konsumatorit, turizmit.

“Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon të nxisë ekonominë e rajonit dhe të ndihmojë vendet e tij të bashkohen me BE-në. Ai siguron 6 miliardë euro fonde për reforma dhe investime në fusha si energjia, transporti dhe transformimi digjital, me qëllim rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Lexo përditësimet tjera
Albin Kurti

Kurti në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të...