Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se sesioni pranveror i Kuvendit është përmbyllur me rreth 30 pika të papërfunduara. Sipas tij kjo tregon për efikasitetin e punës së Kuvendit.
“Sesioni pranveror ka filluar në fund të janarit të këtij viti me mbi 30 pika të papërfunduara të sesionit vjeshtor dhe po ashtu po e mbyllim këtë sesion me diku 30 pika të papërfunduara. Kjo tregon për efikasitetin e punës së këtij Kuvendi”, ka deklaruar Tahiri të premten në një konferencë për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se ky sesion ka qenë periudhë e fitoreve të betejave kushtetuese të PDK-së në mbrojtje të interesit publik dhe vlerave të shtetit demokratik.
Sipas tij Grupi Parlamentar i PDK-së është angazhuar në vazhdimësi që të ndalë projektet dhe iniciativat, sipas tij, të dëmshme të Qeverisë Kurti.
Tahiri ka thënë se Qeveria e ka shpërfillur Kuvendin dhe e ka braktisur përgjegjësinë dhe llogaridhënien para qytetarëve.
Ai ka deklaruar se PDK-ja ka fituar disa beteja kushtetuese.
“Beteja e parë që ka të bëj me Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ishte një iniciativë që binte ndesh me rendin tonë kushtetues që Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë pretendimeve tona. Dhe, në anën tjetër ishte edhe Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, e cila ishte një iniciativë për ta rrënuar shërbimin civil në Republikën e Kosovës, një investim 20 vjeçar nga fondet tona si taksapagues të shtetit dhe nga fondet e BE”, ka theksuar Tahiri.
Ai ka thënë se gjatë këtij sesioni PDK-ja ka propozuar themelimin e katër komisioneve hetimore, atij “për shlyerjen e borxheve milionëshe ambalazhuesve të ujit nga Ministria e Mjedisit, për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe zjarret në IML, për kontratat njëburimore nëpër ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore dhe për subvencionimin e teksteve shkollore”.