Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studimi rekomandon privatizimin e pjesshëm të dy shërbimeve në QKUK, menaxherët kundër

Dy studime fizibiliteti janë bërë në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, e që në përfundim kanë rekomanduar edhe privatizim të pjesshëm të dy shërbimeve, atë të hemodializës dhe sterilizimit.

Janë paguar 100 mijë euro, raporton KOHA.

Pagesa është bërë nga kompania e njëjtë, e cila e kishte bërë raportin e Fizibilitetit në Shqipëri për të njëjtat shërbime. Pas raportit, hemodializa në Shqipëri kishte kaluar në partneritet publiko-privat (PPP).

Megjithatë, menaxherët e kontratave për të dy shërbimet e kanë njoftuar me shkrim menaxhmetin se janë kundër.

Dy shkresa të menaxherëve nga dy shërbimet, të cilat i ka siguruar KOHA, kanë nxjerrë telashet e studimit të fizibilitetit për këto shërbime, por edhe refuzimin që këto shërbime të privatizohen.

Edhe Pacientët ankohen për mungesë të shërbimit të biopsisë, nga Hematologjia e mohojnë Arbëri Pacientët ankohen për mungesë të shërbimit të biopsisë, nga Hematologjia e mohojnë

Ky raport ka ardhur në konstatim që hemodializa të centralizohet në një njësi apo repart të vetëm.

Menaxherja e projektit për studim të fizibilitetit për hemodializë, Hajrija Zatriqi-Korça, përmes një shkrese që mban datën 14 maj të këtij viti, e që i është drejtuar drejtorit Basri Sejdiu, një gjë të tillë e quan të gabuar.

Përmes raportit të fizibilitetit propozohet që shërbimi i hemodializës të bartet te një operator ekonomik.

Por, një gjë e tillë, sipas shkresës, është e gabuar dhe mund t’ia japë monopolin dikujt.

Edhe në sektorin e sterilizimit janë kundër privatizimit të këtij shërbimi.

Menaxheri i kontratës, Zijadin Veseli, me shkresë të datës 14 maj drejtuar drejtorit të SHSKUK-së, ka thënë se është kundër privatizimit dhe se studimi i fizbilitetit për kompaninë që është paguar 100 mijë euro nuk është asgjë më shumë se raportet e shërbimit të sterilizimit, që i bëjnë për periudha mujore, tremujore ose vjetore.

Edhe Renovimi i Hemodializës, peng i ankesave të operatorëve Arbëri Renovimi i Hemodializës, peng i ankesave të operatorëve

Në këtë shkresë përmendet edhe fakti që kjo kompani një studim të tillë e ka kryer edhe në Shqipëri dhe se ka pasur pasoja atje.

Shërbimi i hemodializës në Shqipëri pati kaluar në partneritetin publiko-privat në vitin 2016, megjithatë një hap i tillë është përcjellë me skandale të shumta e kosto të lartë parash të humbura.