Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë thonë se po neglizhohen si nga ministria, ashtu edhe nga komuna.
Ministria e Arsimit tash e katër vjet ndan vetëm 10 mijë euro për studentët të cilët kanë notë mesatare mbi 9.0, raporton KTV.
Brenda një viti, më shumë se 300 studentë arrijnë të jenë fitues të bursës, e që i bie të marrin vetëm nga 33.3 euro bursë për studentë.
Ata e konsiderojnë fyese këtë shumë, duke thënë se ky anashkalim po i demotivon. Edhe organizatat studentore thonë se studentët e këtij Universiteti janë të diskriminuar.
Rektori i Universitetit thotë kërkesa e përvitshme për rritje të buxhetit ka hasur në vesh të shurdhër
Artikuj të ngjashëm
-
Rreth 200 studenteve iu refuzua aplikimi për bursë 1000-euroshe
-
Komuna e Podujevës sqarohet për çështjen e bursave për nxënësit dhe studentët
-
UP-ja ndan mbi 1.000 bursa për studentët
-
Studentët e “Kadri Zekës” kërkojnë të mos ulen kriteret për bursa
-
Në Kamenicë studentët me familjarë të punësuar në institucione s’mund të marrin bursa