Këshilltari në Ambasadën e Serbisë dhe oficeri i BIA (Bezbednosna informativna agencija – Agjencia informative e sigurisë) Goran Zhivaleviq ka qenë në Kuvendin e Maqedonisë gjatë hyrjes së dhunshme të demonstruesve më 27 prill në të, transmeton Koha.net.
Sipas hulumtimeve të ekipeve të televizionit Telma dhe të përditshmes Koha, përcjell b92, Zhivaleviq, ish–zëvendësdrejtor i BIA-s, e tani oficer aktiv i saj, i cili në Ambasadën e Serbisë në Shkup e mban pozitën e tretë, ka hyrë në Kuvend pas orës 20.00 bashkë me grupin e njerëzve nga masa, pastaj shkroi drejt sallës plenare ku ishin deputetët e VMRO DPMNE-së. Atje, sipas këtyre burimeve, ai edhe u fotografua.
Në pyetjen se çfarë ka bërë në Kuvendin e Maqedonisë, në kundërshtim me protokollin diplomatik, Goran Zhivaleviq TV Telmas i ka thënë se në parlament ka qenë sipas detyrës zyrtare për të shikuar nëse në incidente merrnin pjesë persona nga Serbia, simpatizues ose ekstremistë.
Në këtë hulumtim thuhet se Zhivaljeviq është i njohur për opinionin rajonal me disa ngjarje kontroverse.
Shtohet se bashkëshortja e tij Olivera Antoniq ka dëshmuar lidhur me vrasjen e gazetarit Slavko Çuruvia. Ajo, në të njëjtën kohë, kishte punuar në Shërbimin informativ shtetëror, në sektorin për përgjime dhe kishte bërë procesverbalet e bisedave nga banesa e Çuruvisë pas vrasjes së tij.
Ka indikacione se Zhivaleviq ka marrë pjesë në organizimin e takimit vjet në qershor në Moskë në të cilin merrte pjesë kryetari i Partisë Demokratike të serbëve në Maqedoni Ivan Stoilkoviq, nënshkrues rajonal i iniciativës ruse për formimin e territorit neutral ushtarak në Ballkan.
Edhe
Shkupi kërkon shpjegim për agjentin serb në parlament
Goran Zhivaljeviq para se të vinte në Shkup ka qenë diplomat në Kroaci, por shërbimin informativ kroat ishte ankuar në punën e tij ndaj dhe ai e kishte braktisur Kroacinë në vitin 2014.
Në fund theksohet se nuk ka reagime nga MPJ e Maqedonisë nëse janë marrë masa kundër spiunit serb për praninë e tij në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.