Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkupi kërkon shpjegim për agjentin serb në parlament

Opinioni publik në Maqedoni është ndjerë i shqetësuar pas njoftimeve për praninë e një agjenti serb në ngjarjet e dhunshme në parlamentin e Maqedonisë, para një muaji.

Autoritetet shtetërore maqedonase i kishin kërkuar ambasadores serbe në Shkup që të shpjegojë praninë e këshilltarit të kësaj ambasade në sulmet e dhunshme brenda parlamentit të Maqedonisë më 27 prill. Këshilltari Goran Zhivaljeviç është njëkohësisht oficer i shërbimit serb të zbulimit, BIA.

Ambasadorja Dushanka Divjak-Tomiç ishte të premten në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, për të shpjeguar lidhur me incindentin.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, drejtuar nga VMRO-DPMNE ka lënë të kuptohet se nuk do të kërkojë largimin e agjentit e as do të bëjë notë proteste.

Ndërkohë, autoritetet në Beograd nuk shikojnë shkelje të ligjeve dhe të Konventës së Vienës nga zyrtari i ambasadës në Shkup.

Edhe Zaev e Vuçiç bisedojnë për spiunin serb në Kuvendin e Maqedonisë Arbëri Zaev e Vuçiç bisedojnë për spiunin serb në Kuvendin e Maqedonisë

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç pas një takimi të shkurtër me kryeministrin e mandatuar të Maqedonisë, Zoran Zaev të mërkuren në mbrëmje në Bruksel, është shprehur se agjenti Zhivaljeviç nuk ka kryer ndonjë vepër penale me praninë e tij në turmë, “sepse kjo është detyrë e tij”.

Edhe ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç është shprehur në mënyrë të ngjashme, se “këshilltari i Ambasadës ka qenë aty për të parë nëse ka shtetas serbë të përfshirë në ato zhvillime”.

Ndërkaq, Zaev shpreson se shërbimet përkatëse do të japin përgjigje mbi rolin e agjentit serb në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.

Raportet midis autoriteteve më të larta serbe dhe kryeministrit të mandatuar të Maqedonisë nuk shikohen si të mira, ngaqë ky i fundit kritikonte nëpër intervista presidentin e zgjedhur serb për një qasje nacionaliste dhe përpjekje për ndjelljen e frikës në Serbi pas asaj që po i ndodhte Maqedonisë me fitoren e social-demokratëve.

Vuçiç pati komentuar se Zaev po përzihej në punët e brendshme të shtetit fqinj.

Edhe Dyshime për përfshirje të shërbimit sekret serb thellë në institucione të shtetit maqedonas Botë Dyshime për përfshirje të shërbimit sekret serb thellë në institucione të shtetit maqedonas

Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së, ndërhynë me dhunë në parlamentin e Maqedonisë më 27 prill, pak pasi shumica parlamentare e përbërë nga Lidhja Social-demokrate dhe partitë politike shqiptare, zgjodhi Talat Xhaferin për kryetar të parlamentit.

Disa deputetë u lënduan nga pasojat e dhunës, përfshirë udhëheqësin e Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.