Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka thirrur për bisedë ambasadoren e Serbisë Dushanka Divjak-Tomiq që të sqarojë praninë e këshilltarit në Ambasadë dhe pjesëtarit të BIA-s Goran Zhivaleviq në Kuvend, kur u bë sulmi i dhunshëm i qytetarëve të pakënaqur me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.
“Takimi me Divlak-Tomiq ende nuk është realizuar dhe varësisht nga përmbajtja e bisedës me ambasadoren serbe në Maqedoni, do të sillemi në harmoni me konventën e Vjenës”, i është thënë portalit Telma nga MPJ e Maqedonisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Beogradi i hakmerret Shkupit, e thërret në bisedë Ambasadoren e Maqedonisë
-
Daçiq: Maqedonisë i pengoi oficeri serb i inteligjencës, por jo ata amerikanë e të tjerë
-
Shkupi kërkon shpjegim për agjentin serb në parlament
-
MPJD: Po mbledhim informacione për incidentin e Osmanit
-
Dyshime për përfshirje të shërbimit sekret serb thellë në institucione të shtetit maqedonas