Prania e spiunit serb dhe e këshilltarit të Ambasadës së Serbisë, Goran Zhivaleviq në Kuvendin e Maqedonisë gjatë trazirave të prillit të këtij viti, është shembull i përzierjes së Serbisë në punët e brendshme të vendit tonë, ka thënë ministri i ri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, transmeton Koha.net.
“Do të përpiqem t’i mbyll çështjet me Serbinë pa skandal të madh, por nga pala tjetër fillimi nuk është i mirë. Në Kuvend praktikisht ka ndodhur grusht shteti i cili ka dështuar”, ka thënë për krik Dimitrov përcjell FoNet.
“Nuk mundet që përfaqësuesi i Serbisë të jetë pjesë e masës që ka hyrë në Kuvend e Beogradi të pohojë se nuk përzihet në punë të brendshme. Shembull më ilustrues në përzierjen e punëve të brendshme të një vendi nuk ka. Unë si diplomat në institucionet e shteteve të tjera hy nëpër dyert kryesore”, thënë Dimitrov duke shtuar se nuk është mirë që ndërtimi i marrëdhënieve të reja me Serbinë të fillojë me skandale.
-
Dimitrov: Maqedonia më afër BE-së në vitet e ardhshme
-
Dyshime për përfshirje të shërbimit sekret serb thellë në institucione të shtetit maqedonas
-
Shkupi e Beogradi shpeshtojnë kontaktet, pas acarimit për shkak të Kosovës
-
VMRO – DPMNE mohon pohimet e Vuçiqit
-
Qeveria e Zaevit zmbrapset përballë presionit serb kundër Kosovës