Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Specializantët paralajmërojnë protestë, të pakënaqur me propozimet e MSH-së

Këshilli i Specializantëve do të mbajë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë nga ora 10:00 më 28 janar. Protesta sipas specializantëve mbahet për shkak të pakënaqësive të tyre ndaj MSH-së.

Në një njoftim për media, Këshilli ka renditur pesë pika me pakënaqësitë e tyre, një prej të cilave edhe propozimi i ministrisë për paga.

Këshilli i Specializantëve ka thënë se u njoftua nga MSH-ja sot për pesë propozimet, që sipas tyre janë diskriminuese. Përveç tyre, ata thanë se ministri nuk po i pranon në takim.

Pikat që MSH-ja ka propozuar sipas Këshillit të Specializantëve:

1. Do të propozohet nga Ministria e Shëndetësisë mbajtja e 2 kujdestarive të cilat do të paguhen si të zakonshme (50 euro) edhe nëse mbahen gjatë vikendit.

Edhe Specializantët do të protestojnë nesër para Ministrisë së Shëndetësisë Arbëri Specializantët do të protestojnë nesër para Ministrisë së Shëndetësisë

2. Kujdestaritë më shumë se 2 do të paguhen përmes një extra kontrate nga SHSKUK

3. Çështja e specializantëve me vetëfinancim nuk do të zgjidhet së paku deri në gusht 2022. Për pak kohë do të fillon punën grupi punues për ndryshimin e udhëzimit administrativ.

4. Ministri i Shëndetësisë për shkak të situatës me COVID19 nuk ka pasur kohë të takohet me neve.

5. Për pagesën e specializantëve nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria është duke u punuar.

Edhe Specializantët në protestë, kërkojnë pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të pagave Arbëri Specializantët në protestë, kërkojnë pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të pagave

Më 24 janar do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Specializantëve ku do të vendosen detajet e protestës.