Arbëri

Të hënën protestojnë specializantët e QKUK-së

Këshilli i Specializantëve të QKUK-së, të hënën organizon protestë pranë administratës qendrore të QKUK-së, për shkak të pagesës së kujdestarive në kundërshtim me Ligjin e Pagave dhe vendimeve që Qeverisë.

Protesta nis në orën 10:30 dhe zgjat deri në orën 11:30.

Aty pritet të jenë prezentë specializant nga 22 klinika, ndërsa një klinik ka dal kundër.

“Parashihet që me qenë prezent rreth 500 specializantë. Arsyeja e protestës është anulimi i kujdestarive shtesë nga SHSKUK-ja me dt 01.03.2023 dhe detyrimi për të punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë se Republikës së Kosovës të marrë me dt 03.02.2023 – rregulloren QRK Nr 7/2023”, thuhet në njoftim.