Arbëri

Specializantët të pakënaqur me vendimin e Qeverisë për pagesat

 

Pagesa nga ana e Qeverisë për specializantët me vetëfinancim prej janarit deri në gusht, ka shkaktuar pakënaqësi te këta të fundit.

Arianit Zajmi, kryetar i Këshillit të Specializantëve në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nëse deri më 21 janar nuk u realizohen kërkesat e premtuara nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi do të dalin në protesta. Sipas tij, ata po kërkojnë pagesa të dinjtetshme e jo subvencione për të cilat nuk janë të sigurt se do t’i marrin.