Një grup i specializantëve kanë protestuar të martën, për siç kanë thënë, mospagesën e kujdestarive sipas Ligji të ri të pagave si dhe mospagesën e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.
Ata kanë thënë se janë detyruar që të paguajnë vitin e shkollimit specialistik 500 euro. Ata kanë qëndruar para objektit të Ministrisë duke bërë thirrje që të merren parasysh kërkesat e tyre të vazhdueshme.
Arianit Zajmi, ka theksuar se secializantët po paguhen me çmime fikse për kujdestaritë. Ai ka paralajmëruar protesta e radiaklizim të masave nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
“Detyrohemi me paguar nga 500 euro në vit, që i bie për pesë vjet me paguar 2 500 euro, kjo nuk ka qenë më përpara. Prej muajit shkurt, nuk e kemi marrë asnjë cent për kujdestari. Specializantët po paguhen me çmime fikse për kujdestaritë”, është shprehur ai.
“Protestat do të jenë çdo ditore. Nëse nuk realizohet kërkesat do të radikalizohen masat. Kemi pasur takime edhe në Ministri është marrë vendim që me iu drejtuat ministrit. Ministri ka marrë vendim që të paguhen kujdestaritë, mirëpo nuk po respektohet ky vendim”, ka shtuar ai. / EO
-
Çerkini: SHSKUK-ja s’po e zbaton Rregulloren e Qeverisë për pagesën e kujdestarive
-
Specializantët kërkojnë pagesa për kujdestaritë e fundjavave sipas rregullores së Qeverisë
-
Infermierët paralajmërojnë grevë, thonë se pagesa për kujdestari u rrit veç 2 euro
-
Protestojnë specializantët e QKUK-së: SHSKUK-ja po vepron kundër vendimit të Qeverisë për shtesa
-
Të hënën protestojnë specializantët e QKUK-së