Të enjten do të nisë gjykimi ndaj Milorad Gjokoviqit, i dyshuar për krime lufte në Kosovë, gjatë periudhës 1998-1999.
Në aktakuzën siguruar nga KOHA, thuhet se ai dyshohet se në fshatin Ozdrim të Pejës dhe në fshatra përreth këtij regjioni, ka aplikuar masa të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe depërtimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.



Në dokument përmenden edhe plaçkitje, djegie dhe shkatërrim të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale krim i luftës kundër popullsisë civile.
Në aktakuzë janë përmendur edhe B.SH., G.SH., F.K dhe A.K., si të dëmtuar në këtë rast.
-
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Millorad Gjokoviq
-
“Zhduket” dëshmia e dhënë pas luftës, rihapet gjykimin ndaj Gjokoviqit
-
Prokuroria kërkon 15 vjet burgim për Gjokoviqin e akuzuar për krime lufte
-
Pritet të nisë gjykim në mungesë ndaj tre të akuzuarve për krime lufte në Ozdrim të Pejës
-
Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Gjakovë – vrasje, keqtrajtim e dëbim të shqiptarëve