Gjykata e Lartë në Shqipëri ka rrëzuar kërkesën e dy grave që kërkuan t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.
Sipas raportimeve në Shqipëri, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, që bënë bujë duke u martuar në ambientet e bashkisë së kryeqytetit, kërkuan t’i regjistronin fëmijët nën nocionin “prindi 1” dhe “prindi 2” për fëmijët, në vend të mama dhe baba.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën duke vendosur që ajo s’ishte e bazuar në Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë.
Gjykata ka nënvizuar gjithashtu se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në Kodin e Familjes.
Pra Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Administrative, ku nuk pranohet nocioni i prindi 1 dhe prindi 2 për fëmijët, në vend të mama dhe baba.
Ceremonia e martesës së tyre në maj ishte simbolikë për të promovuar të drejtat e komuniteteve LGBTQ. Por ajo nuk njihet si martesë nga autoritetet e Shqipërisë