Gjykata Supreme e Indisë ka refuzuar t’i legalizojë martesat mes të njëjtës gjini. Megjithatë ka thënë se të drejtat e këtij komuniteti duhet të respektohen.
Pesë gjyqtarë vendosën se nuk mund të legalizonin bashkime të tilla, duke ia bartur përgjegjësinë politikës duke thënë se “vetëm parlamenti mund të bëjë ligje, e gjykata mund t’i interpretojë”.
Verdikti i tyre ka shuar shpresat e dhjetëra miliona njerëzve LGBTQ+ në Indi.
Gjykata kishte dëgjuar peticionet në muajt prill dhe maj, në të cilat kërkohej ndryshimi i ligjit për t’i lejuar martesat mes të njëjtës gjini ligjërisht në Indi. E personat që i përkasin këtij komuniteti kanë thënë se pamundësia për t’u martuar ligjërisht shkel të drejtat e tyre kushtetuese.
Qeveria dhe udhëheqësit fetarë kundërshtuan me forcë martesën e të njëjtës gjini, duke thënë se ishte kundër kulturës së vendit.
Në vitin 2018, gjykata e lartë ka larguar ligjin e vjetër me të cilin homoseksualët dënoheshin deri në 10 vjet burgim dhe zgjeroi të drejtat kushtetuese për komunitetin LGBTQ+.
-
Tajlanda bën hap të madh drejt legalizimit të martesave të gjinisë së njëjtë
-
Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave
-
India deporton ilegalisht myslimanët nën kërcënim të armës
-
Mjekët në Indi kërkojnë ligje të rrepta pas përdhunimit dhe vrasjes së koleges së tyre
-
“S’ka prindi 1 dhe 2”, në Shqipëri rrëzohet kërkesa e dy grave për regjistrimin e fëmijëve