Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Qeveria do të ndërmarrë një nismë ligjore për regjistrimin në Shqipëri të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë në Angli. Ai këtë premtim e dha gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Londër.
“Disave prej jush, edhe këtu në Britani ju është dashur të fshehin identitetin e tyre, disa të bëjnë punë që nuk i kishin parë as në ëndrrën më të keqe kur morën rrugën për këtej. Ndërsa disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri, pasi tjetër emër kanë në pasaportën angleze, dhe tjetër duan ta kenë në certifikatën e lindjes shqiptare. Ne do të ndërmarrim së shpejti një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë këtu në Angli. Do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike pranë qeverisë së re britanike për t’ju mundësuar të gjithëve ju që keni një emër nga ajo kohë, rikthimin e emrit të nënës dhe babës në të gjitha rastet kur ju e dëshironi këtë dëshironi këtë”, tha Rama, raporton “Top Channel”.
-
Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim
-
Rama kritikon Britaninë: Ka rënë në “një vend shumë të errët”
-
Rama pas takimit me Starmerin: Jemi besnik ndaj Italisë, s’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera
-
Pesë shtetas të Shqipërisë riatdhesohen nga Siria
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme