Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas SHISH-it, këshilltari i një kryetari partie, ndihmës i spiunit rus në Shqipëri

Pjesa më e madhe e dosjes së spiunazhit rus hartuar nga SHISH i dedikohet marrëdhënies së ndërtuar dhe konsoliduar mes gazetarit të kamufluar rus S.R dhe atij shqiptar E.L për një periudhë tre vjeçare.

SHISH ra në gjurmët e kontakteve të shpeshta të S.R me E.L pasi një ekip i dedikuar i shërbimit sekret shqiptar ndërmori një operacion vëzhgimi për gjatë 24 orëve. S.R, ardhur nga Rusia në Shqipëri, tërhoqi vëmendjen e SHISH-it pasi veprimtaria e tij kishte të bënte me spiunazh. Gazetari shqiptar E.L kohën kur u kontaktua nga rusi S.R drejtonte një të përditshme, shkruan Shqiptarja.

Në SHISH kishte mbërritur një informacion më datë 27.09.2000 nga ku mësohej se S.R ishte mjaft i interesuar për të bërë një intervistë me personin, që do të udhëheqë zyrën e Shqipërisë në Kosovë, gjë që e merr përsipër gazetari shqiptar E.L me të cilin e lënë të takohen në hotel “Rogner” të nesërmen, në orën 12.00. Ky është momenti kur për herë të parë në vëmendje të SHISH vjen gazetari shqiptar, i cili edhe ai përgjohet dhe survejohet hap pas hapi.

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com print.