Zbardhet pjesa e fundit e dosjes së SHISH-it për rrjetin rus të spiunazhit në Shqipëri. Biznesmenët shqiptarë dhe lidhjet e tyre me agjentin rus. Si u bë takimi i ish-punonjësit të Ministrisë së Jashtme me rusin dhe çanta misterioze që mori nga ai.
Dosja e spiunazhit rus në Shqipëri, hartuar nga agjentët e SHISH tregon se si rusi S.R i kamufluar si gazetar mundi të ndërtojë marrëdhënie me 18 persona, të cilët në episode të ndryshme janë përdorur për interesat e tij. Mes tyre një person i njohur me pseudonimin “Djaloshi”, i cili ishte shkolluar për diplomaci ne Rusi e më pas kishte punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë. Agjentët e SHISH-it përmes përgjimit të telefonit të S.R regjistruan një bisedë me ish diplomatit shqiptar, i cili jetonte jashtë dhe më pas e survejuan gjatë një vizite në Tiranë.
Në dosjen e SHISH-it në një episod të vetëm përmendet një ruse e martuar me një shtetas shqiptar, e cila bisedonte në telefon me S.R. Një tjetër personazh interesant është edhe biznesmeni H.R me lidhje të forta biznesi, tashmë i skeduar nga shërbimi sekret shqiptarë si pjesë e spiunazhit rus. SHISH në këtë dosje flet edhe për një tjetër biznesmen shqiptar, pronar i një lokali të famshëm në Bllok.
-
SHISH zbulon si vepron spiunazhi rus në Shqipëri
-
Sipas SHISH-it, këshilltari i një kryetari partie, ndihmës i spiunit rus në Shqipëri
-
Britania zbulon 18 spiunë rusë pas sulmeve kibernetike
-
Rusia ka një rrjet agjentësh të fjetur brenda Britanisë, thonë ekspertët
-
Tre bullgarë të dyshuar për spiunazh për Rusinë akuzohen në Britani