Britania ka zbuluar 18 spiunë rusë dhe njësitë e tyre përgjegjëse për sulmet kibernetike në Britani, ka thënë ministri i Jashtëm, David Lammy.
Ndërsa ka njoftuar për sanksionet, Lammy ka shtuar se Rusia ka shënjestrua media, institucione politike dhe demokratike si dhe infrastrukturën energjetike në vitet e fundit në Britani, raportoi The Guardian.
Ai ka thënë se dy nga spiunët ishin përfshirë në vendosjen e programit spiun X-Agent në një pajisje të përdorur nga Yulia Skripal, vajza e ish-spiunit Sergei Skripal, pesë vjet para se të helmoheshin në Salisbury më 2018. Ata u kishin mbijetuar helmimit.
Lammy ka theksuar se Britania po ekspozon spiunët rusë dhe hakerët që ta rrisë sigurinë kombëtare.
“Po e shohim se çfarë Kremlini po përpiqet të bëjë në hije dhe ne nuk do ta tolerojmë. Prandaj po ndërmarrim veprime me sanksionimin e spiunëve rusë”, ka theksuar ai.
Sanksionet zakonisht përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit.