Puna në qendrat e hemodializës në spitalet e përgjithshme po kryhet me kapacitete të plota, me staf profesional dhe furnizim të kënaqshëm, theksohet në një komunikatë për media të SHSKUK-së.
Bëhet e ditur se drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, së bashku me koordinatoren për hemodializë, dr Hajrije Korça dhe drejtoreshën e Klinikës së Nefrologjisë, dr Venera Gjuka -Hasangjekaj, ka vizituar qendrat e dializës në Gjilan, Ferizaj dhe Pejë, për t’u siguruar për mbarëvajtjen e punës, furnizimin dhe problemet eventuale.
Në bisedë me mjekë dhe teknikët përgjegjës për hemodializë dhe me pacientë, siç thuhet në komunikatë, drejtori u informua për trajtim profesional dhe furnizim adekuat, po ashtu kishte kënaqshmëri të lartë të pacientëve me trajtimin.
-
SHSKUK-ja dhe spitalet nuk mohojnë problemet me furnizim të materialit për dializë
-
Drejtues të klinikave dhe udhëheqës të ShSKUK-së takohen në restorant
-
Mbahen fshehtë telashet e pacientëve në QKUK e spitale rajonale
-
Pacientët në dializë në hall, ndërpritet kontrata për furnizim emergjent e lidhur pesë ditë më parë
-
SHSKUK-ja lidh kontratë emergjente për materiale të dializës, pasi rriti vlerën e kontratës