Beograd, 7 nëntor - Sipas agjencisë serbe të lajmeve, B92, Ishujt Komora kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Ishujt a Unioni Komora është një shtet në ishuj të Oqeanit Indian, që pavarësinë e Kosovës e kishte njohur që më 2009-ën.
Kjo, sipas llogarive të MPJ të Serbisë, është njohja e dhjetë e Kosovës që tërhiqet.
Tërheqjen e kësaj njohjeje e kishte paralajmëruar sot ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Deri më tash, sipas llogarive serbe, njohjen e Kosovës e kanë tërhequr Granada, Komonvelt, Dominika, Surinami, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guineja Bisao, Papua Guineja e Re dhe Lesoto.
Ministria e Jashtme e Kosovës ka mohuar njoftimet serbe për tërheqjen e këtyre njohjeve, rikujton Koha.net.
-
Sipas Beogradit, Papua Guinea e Re ka tërhequr njohjen e Kosovës
-
Togo thotë se ka tërhequr njohjen e Kosovës
-
Vuçiq: Nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, po presim të dhjetin
-
Shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës
-
Çnjohja nga Sierra Leone vë në pikëpyetje gatishmërinë e Kurtit për heqjen e taksës