Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e Kosovës të martën. Është ky vendi afrikan i radhës që i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Serbisë për ta revokuar njohjen e shtetësisë së Kosovës.
Vendimin e ka marrë ekzekutivi i këtij shteti.
“Qeveria e Sierra Leones e ka konsideruar qëndrimin që çfarëdo njohje që ka ndodhur në lidhje me pavarësinë e Kosovës ishte e parakohshme, duke pasur parasysh dialogun në vazhdim”, thuhet në notën verbale të çnjohjes. “Qeveria e Sierra Leones ka vendosur të tërheqë çdo njohje të tillë të pavarësisë së Kosovës, ndërsa pret një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nota verbale nuk mban firmë. Megjithëkëtë, njoftimi për këtë vendimmarrje është lansuar pas takimit ndërmjet ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe homologes së tij nga Sierra Leone, Nabeela Tunis.
Glauk Konjufca, i cili e ka marrë detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës vetëm një muaj më parë, ka thënë të mos ketë informacione zyrtare lidhur me çnjohjen nga Sierra Leone, por ka thënë se për të fushata e Serbisë është e njohur.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Dokumenti i MPJ-së serbe për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Sierra Leone
-
Sierra Leone tërhoqi njohjen e Kosovës, thotë Daçiqi
-
Osmani takon presidentin e shtetit që Serbia pretendon se e ka çnjohur Kosovën
-
Vuçiq: Një tjetër shtet do ta tërheqë njohjen e Kosovës
-
Katër vjet pas tërheqjes së njohjes, Togo ende figuron si shtet që e ka njohur pavarësinë