Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies sociale, Skender Reçica, ka njoftuar se kanë shtyrë afatin për lajmërimin e pensionistëve, veteranëve dhe përfituesve të tjerë të skemës, në zyrat e administratës deri më 31 mars 2021.
Reçica u ka bërë thirrje përfituesve që deri në këtë datë të mos paraqiten në zyrat e pensioneve pasi që askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri më 31 mars.
Këtë vendim thotë se ka marrë duke u bazuar në situatën e pandemisë së COVID-19.
“Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta”, thuhet në njoftimin e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Pensionistët s’janë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve deri më 31 dhjetor
-
Pensionistët të liruar nga paraqitja e lajmërimit deri më 30 gusht
-
Në fillim të javës vendoset për lajmërimin e pensionistëve në zyrat e pensioneve
-
Nga 1 tetori pensionistët të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve
-
Pensionistët do të njoftohen në tetor nëse do t’u duhet të paraqiten për konfirmim