Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pensionistët të liruar nga paraqitja e lajmërimit deri më 30 gusht

Pensionist

Foto: Ilustrim

Është shtyrë deri më 30 gusht 2021 obligimi për riaplikim dhe janë reduktuar procedurat për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale si dhe paraqitja për qëllime të evidentimit për përfituesit e skemave pensionale, ka njoftuar të mërkurën Ministria e Financave.

Lirimi nga paraqitja e lajmërimit vlen për pensionistët dhe kategoritë tjera të përfituesve që janë të obliguar për paraqitje.

Sipas njoftimit, vendimi i MF-së vlen deri më 30 gusht, por ai mund të rishikohet duke pasur parasysh rekomandimet ose vendimet e Qeverisë, përfshirë ato të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.