Shkolla e Mesme “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë nuk i është bashkuar as në ditën e dytë grevës së mësimdhënësve.
Mësimi në këtë shkollë është duke u zhvilluar sipas planit.
KOHA ka mësuar se kjo është aktualisht shkolla e vetme në Prishtinë në të cilën po zhvillohet procesi mësimor.
Greva e përgjithshme e shpallur nga BSPK-ja ka nisur më 25 gusht. Në grevë janë përfshirë mësimdhënësit parauniversitar, çerdhet dhe shërbyesit civilë.
Artikuj të ngjashëm
-
Këshilli i Prindërve do ta bojkotojë zëvendësimin e orëve të humbura
-
Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe ato fillore në Prishtinë
-
Shkollat në Prishtinë, ende pa mirëmbajtës
-
Shkolla “Hasan Prishtina” hap dyert për nxënësit, mësimi me orar të shkurtuar
-
Sipas Nagavcit, në disa shkolla në Kosovë po mbahet mësim