Shkolla fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, e ka filluar procesin mësimor të martën, duke i dhënë kështu fund grevës së mësimdhënësve.
Mësimi në këtë shkollë po mbahet me orar të shkurtuar, nga 30 minuta ora.
Këshilli Grevist dhe Këshilli i Arsimtarëve të kësaj shkolle vendosën të hënën që të nisin mësimin, ndonëse siç është thënë, ata vazhdojnë ta përkrahin grevën e mësimdhënësve dhe për këtë edhe vendosën për orë të shkurtuara.
KTV-ja ishte të martën në këtë shkollë ku u pa entuziazëm te nxënësit.
Greva ka nisur më 25 gusht, derisa ajo po vazhdon të mbahet në shumicën e shkollave në Kosovë.
Mësimdhënësit, ndër të tjera po kërkojnë nga 100 euro shtesë në muaj, deri në miratimin e Ligjit për Paga, i cili aktualisht është në diskutim publik.
Edhe
“Kompromisi” i shkollës “Hasan Prishtina” – hap dyert për nxënësit me orë të shkurtuara
-
Shkolla “Hasan Prishtina” vendos për forma tjera sindikale, në vend të grevës
-
Prindërit e nxënësit e “Faik Konicës” kërkojnë që mësimi të nisë menjëherë
-
Mungesa e ngrohjes, shkollat e Prishtinës mbajnë mësim me orar të shkurtuar
-
Në 7 shkolla të Prishtinës u reduktua orari i orëve mësimore, shkaku i mungesës së ngrohjes