Këshilli i Arsimtarëve dhe të Këshillit Grevist të shkollës fillore “Hasan Prishtina”, kanë vendosur të hënën, që të hapin dyert për nxënësit, duke nisur nga e marta, por në të njëjtën kohë kanë thënë se përkrahin grevën. Për të treguar mbështetje, shkolla ka vendosur të fillojë me procesin mësimor, por me orë të shkurtuara – nga 30 minuta ora.
“Në takimin e sotëm të Këshillit të Arsimtarëve dhe të Këshillit Grevist të Sindikatës së shkollës, pas diskutimeve u vendos që të përkrahet greva deri në realizimin e kërkesave, por edhe në anën tjetër nga nesër, (e martë), të fillojë procesi mësimor me orar të reduktuar të orëve mësimore në 30 minuta”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Mësimdhënësit janë në grevë nga 25 gushti dhe ndër kërkesat kryesore të tyre është ndarja e 100 eurove shtesë në muaj deri në futjen në fuqi të Ligjit për pagat.
Disa shkolla tashmë kanë ndërprerë grevën në nivel vendi.
-
Shkolla “Hasan Prishtina” hap dyert për nxënësit, mësimi me orar të shkurtuar
-
Shkolla “Hasan Prishtina” vendos për forma tjera sindikale, në vend të grevës
-
Prindërit e nxënësit e “Faik Konicës” kërkojnë që mësimi të nisë menjëherë
-
Mungesa e ngrohjes, shkollat e Prishtinës mbajnë mësim me orar të shkurtuar
-
Bojkotohet procesi mësimor nga një klasë në shkollën “Hasan Prishtina”