Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHSKUK: Në Spitalin e Gjakovës nuk ka problem të furnizimit me oksigjen

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se pavarësisht numrit të madh të pacientëve me COVID në Spitalin e Gjakovës, furnizimi me oksigjen nuk është problem.

Nga SHSKUK ka thënë se kjo është fal një rezervuari me oksigjen të lëngshëm me kapacitet prej 10 mijë litrash që është vendosur kohë më parë.

“Spitali i Gjakovës, pavarësisht numrit të madh të të hospitalizuarve me COVID-19, furnizimin me oksigjen nuk e ka më problem, pasi që rezervuari me oksigjen të lëngshëm, me kapacitet prej 10 mijë litrash, i vendosur kohë më parë, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm. Dikur kishte në dispozicion vetëm bombola, të cilat ngadalë, por sigurt po largohen nga përdorimi”, thuhet nga SHSKUK.

Sipas të dhënave të SHSKUK-së të mërkurën, në Spitalin e Gjakovës janë 120 pacientë me COVID. Më së tepërmi pacientë ka në Spitalin e Pejës, 214.