Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtatë pacientë me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen shtatë pacientë të konfirmuar me COVID-19. Po ashtu, SHSKUK bën të ditur se në trajtim janë edhe tre pacientë post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi tre pacientë.

Në Mjekim Intensiv nuk ka pacientë që po trajtohen nga COVID-19.

Është bërë e ditur se tetë pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive dhe dy në Spitalin e Pejës.