Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nëntë pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19 në SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur të martën se 9 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19 në QKUK dhe spitalet rajonale.

Sipas SHSKUK-së, 7 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 2 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme është: Klinika Infektive ka 7 pacientë, Spitali i Gjakovës ka 1 pacient dhe Klinika e Pediatrisë, 1 pacient.

Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të qëndrojë i ulët. Në 24 orët e fundit, janë shënuar 14 raste pozitive me koronavirus.