Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur të shtunën se në Spitalin e Gjakovës janë 2 pacientë me COVID-19 të cilët po trajtohen.
Sipas SHSKUK-së, në Klinikën Infektive të QKUK-së nuk ka asnjë pacient me COVID-19 derisa janë duke u trajtuar vetëm 3 pacientë post-COVID.
SHSKUK-ja ka njoftuar të premten se për herë të parë, në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacient të shtrirë me COVID-19.
Numri i rasteve ditore pozitive me koronavirus po vazhdon të jetë i ulët në Kosovë.
Vetëm të premten, janë regjistruar 14 raste të reja. Ndërkohë numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 438.
Artikuj të ngjashëm
-
Për herë të parë asnjë pacient me COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së
-
Në SHSKUK po trajtohen tre pacientë me COVID-19
-
Vetëm 6 pacientë po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme
-
Nëntë pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19 në SHSKUK
-
SHSKUK: Në Mjekim Intensiv nuk ka asnjë pacient me COVID-19