Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 32 të tjerë post-COVID. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 3 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë, Spitali i Gjakovës, 7 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.